web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta në Mal të Zi/ Qytetarët mblidhen për të rrëzuar Gjukanoviç

20 Prill 2019, 19:59, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e sotme u mblodhën disa mijëra njerëz në kryeqytetin e Malit të Zi në Podgoricë.

Sipas informacioneve lëvizja e re antiqeveritare kundër presidentit malazez Milo Gjukanoviç, u bashkua me shoqatën civile Odurpri për të protestuar përpara Prokurorisë në Podgoricë.

Nga raportimet e mediave në Mal të Zi shkruhet se anëtarë të Frontit Demokratik po mbështesin përhapjen e lëvizjeve të tjera anti-qeveritare në Podgoricë, por nuk tregojnë nëse aleanca pro-ruse është e përfshirë drejtpërdrejtë në mbështetjen e protestës së organizuar nga ?Do Slobodo? (Për Lirinë).

Më tej mediat malazeze raportojnë se deputetët e opozitës në parlamentin me 81 vende nënshkruan ?Marrëveshjen për të Ardhmen?.

Marrëveshja u propozua nga organizatorët e protestave, për t?u mbështetur financiarisht nga opozita. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga