web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"U shitën 10 mijë bileta që ditën e parë"/Ermal Mamaqi tregon suksesin e filmit '2 gisht mjaltë'

16 Prill 2019, 09:25, Aktualitet CNA

Suksesi i komedisë ?2 gisht mjaltë?, me protagonistë Ermal Mamaqin dhe këngëtaren Elvana Gjata, pushtoi jo vetëm kinematë e vendit, por shkoi përtej kufijve.

Plot 10 mijë bileta u shitën që në ditën e parë të shfaqjes së filmit duke kaluar madje dhe pritshmëritë që ekipi realizues kishte.

I ftuar sot në ?Dita Jonë? në A2 CNN, Ermal Mamaqi foli për suksesin e jashtëzakonshëm të këtij filmi, madje la të hapur idenë se mund të kishte një tjetër seri të ?2 gisht mjaltë?.

?E dija që do të funksiononte, por jo në këto nivele. Unë dhe ekipi realizues kemi mbetur të shokuar që në ditën e parë. U shitën 10 mijë bileta që në ditën e parë. Kjo tregon që tregu ishte bosh dhe surpriza e njerëzve për filmin shqiptar? unë kam bërë pjesën time, por marketingun më të madh e kanë bërë vetë njerëzit. Në dy javët e parë janë shitur 150 mijë bileta në të gjitha kinematë?, shprehet Mamaqi.

Pyetur nëse do të ketë ?2 gisht mjaltë? 2, Ermali iu përgjigj: ?Pse jo. Siç e thash kjo po kthehet në biznes dhe pse jo?.

Burimi: A2CNN 





Lajmet e fundit nga