web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bardhi: 40 qytetarë ishin marrë peng prej 48 orësh

16 Prill 2019, 12:13, Aktualitet CNA

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar swrish nw lidhje me ndalimin e protestuesve nga policia, pas protestës së 13 prillit.

I ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2CNN, Bardhi u shpreh se Gjykata vendosi sot masën arrest me burg për 3 nga protestuesit, ndërsa 40 të tjerë, për të cilët ai shprehet se ishin marrë peng për 48 orë,  janë lënë të lirë. Më tej, Bardhi i quan ndalimet e protestuesve si burgosje politike.

?40 qytetarë të Shqipërisë ishin marrë prej 48 orësh peng nga banda që qeveris sot vendin. Gjykata konstatoi se nuk kishte asnjë provë që këta qytetarë të kishin kryer akte dhune. Pra, kishim një burgosje politike të tyre, me urdhër politik. Shumica e tyre janë ndaluar sapo dilnin nga selia e PS.

Në momentin e arrestimit të tyre ka pasur një raport shërbimi nga disa punonjës policie të keqpërdorur politikisht dhe me urdhër politik që konstatonin se individët ishin përfshirë në akte dhune. Vendimi i gjykatës tregoi se ky raport ka qenë i falsifikuar?, u shpreh ndër të tjera Gazmend Bardhi.

Më tej, ai thotë se të gjithë ata që kanë falsifikuar për të mbajtur në burg qytetarë të pafajshëm të këtij vendi, është shumë e shpejt dita që do të përgjigjet para ligjit.





Lajmet e fundit nga