web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitja në Rinas/ Artan Hoxha: Autorët mund të merrnin peng edhe avionin

9 Prill 2019, 17:44, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se autorët e grabitjes së ndodhur ditën e sotme në Rinas, ishin të armatosur rëndë.

Sipas tij po të donin grabitësit mund të merrnin peng edhe avionin.

Në një prononcim për ?Report Tv?, Hoxha ka komentuar ngjarjen e grabitjes duke u shprehur se autorët e kanë ditur mirë se gjatë lëvizjes së tyre në brendësi të aeroportit do kishin të bënin me policë të paarmatosur.

“Kanë qenë tre kompani të ndryshme sigurie dhe tre banda të ndryshme. Deri tek hyrja e aeroportit paratë janë shoqruar nga policitë private pa inicidentë. Pastaj në pistë transporti bëhet nga një shoqëri kontraktore. Hyrja e autorëve në momentin kur kanë pritur të bëhet shkarkimi i parave. Ata kanë pritur që paratë të futen në brendësi të avionit. Punonjësit e shoqërive private që bëjnë transportin nuk kanë armë.

Autorët e kanë ditur se duke vepruar në brendësi të aeroportit do kishin të bënin me policië të pa armatosur. Në brendësi të aeroportit, ka qenë një grup i gatshëm i FNSH. Më përpara ka qenë vetëm policia kufitare. Autorët të armatosur rëndë kanë hyrë brenda pa hasur në asnjë pengesë. Nëse ata do donin do e merrnin peng dhe avionin. Por me një avion nga Shqipëria nuk mund të largoheshin. Kur bëhet fjalë për miliona euro nuk është e lehtë as t’i transportosh”,- u shpreh Hoxha. /CNA.al





Lajmet e fundit nga