web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përballet me Vettingun/ Pasuria fundos kryegjyqtarin e Krimeve të Rënda?

2 Prill 2019, 10:39, Aktualitet CNA

Kreu i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Fehmi Petku ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko.

Petku është paraqitur pa avokat mbrojtës në seancë, por duket se pasuria e pajustifikuar është një nga problemet e evidentuara.

Sipas raportit të ILDKPI, deklarimi i pasurisë nuk është i saktë, ka fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi.

Nga hetimi i thelluar i KPK ka rezultuar se ai ka pasuri në pjesë takuese: Truall 272 m blerë nga babai i tij; 1/4 e një banesë të ndërtuar në këtë truall; 1/4 e një sipërfaqeje 700 m2; 1/4 e një sipërfaqeje 2000 m2; 1/4 truall 16 mijë m2 blerë nga babai në 1996.

 CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e Petkut, i cili rezulton me një sërë pasurish të paluajtshme, madje për disa prej tyre (sipërfaqe toke) pohon se nuk ka as dokumentacion. Edhe për një shtëpi në Sauk të lëshuar me qira me mbi 1600 euro në muaj, Petku deklaron se e ka të paregjistruar në Hipotekë.

Për tepër mund të lexoni linkun më poshtë:

Kryegjyqtari i Krimeve të Rënda si Agjenci Imobiliare/ Fehmi Petku i ?mbytur? në prona





Lajmet e fundit nga