web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Zef Mala, Llazar Fundo e Masar Shehu, te Safet Butka, Abaz Ermeni, Faslli Frashëri/ Antifashistët e parë të internuar

1 Prill 2019, 08:33, Aktualitet CNA

Nga Zef Mala, Llazar Fundo e Masar Shehu, te Safet Butka, Abaz Ermeni, Fasllilazar  

Nga Dashnor Kaloçi

Në fillimin e shkurtit të vitit 1940, kur nuk ishte mbushur ende viti nga agresioni ushtarak i Italisë fashiste të Benito Musolinit ndaj Shqipërisë, autoritetet italianë filluan një valë arrestimesh në Tiranë dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë, duke vënë në pranga disa prej elementëve më të spikatur për veprimtari antifashiste, ku pjesa më e madhe e tyre e kishin filluar aktivitetin dhe veprimtarinë e tyre antifashiste që në ditët e para të prillit të vitit 1939 duke kundërshtuar pushtimin Italian të Shqipërisë, si p.sh. Safet Butka dhe Abaz Ermeni, që u vunë në krye të këtyre demonstrative.-shkruan gazeta Tema.

Lidhur me këtë, veç të tjerash bën fjalë dhe një dokument arkivor i 29 marsit të vitit 1940 që po e publikojmë për herë të parë në këtë shkrim ekskluzivisht për gazetën TemA, ku jepet një listë prej 20 personash, të cilët nga burgu i Barit, urdhërohen të dërgoheshin në kampin e famshëm të ishullit të Ventotenes, ku asokohe dhe më pas mbaheshin të izoluar edhe disa nga krerët e Partisë Komuniste Italiane, si Luigi Longo, Pietro Sechia, Mauro Scocimarro, Santro Pertini etj.

Pothuaj të gjithë personat e skeduar dhe që u arrestuan nga autoritetet italiane në fillimin e shkurtit të vitit 1940-të, ishin intelektualë të shkolluar e diplomuar në universitetet më të njohura të Europës, si p.sh. Zef, Mala, (Filozofi, Vjenë), Safet Butka, (Filozofi, Grac Austri) Masar Shehu, (Histori dhe Letërsi, Lion, Francë), Llazar Fundo, (Filozofi në Paris) Selman Riza, (Gjuhë-Lëtërsi dhe Drejtësi në Touluzë Francë), Izet bebeziqi, (Histori-Filologji, në Vienë), Loni Kristo (Drejtësi në Francë), Stavri Skëndi (Robert Kolezh në Stamboll dhe Liguistikë në Gjenevë), Faslli Frashëri (Drejtësi në Francë), etj, etj.

Duhet thënë se gjithë personat e dënuar që mbaheshin të izoluar në ishullin e Ventotenes, ishin me kushte tejet normale, duke filluar nga veshjet, fjetja, ushqimi, trajtimi me të gjitha të drejtat që gëzonin edhe shtetasit që ishin në liri. Madje të gjithë të izoluarve në atë kamp, u jepej edhe një pagesë në të holla për të përballuar nevojat e ndryshme elementare që ata kishin.

Nga dokumenti në fjalë rezulton se të internuarve në atë kamp, u kontrollohej korespodenca me familjet e tyre dhe asnjë privim tjetër. (Trajtimi që u bëhej të izoluarve në atë kamp, veç të tjerash duke qartë edhe nga një prej fotove që po publikojmë në këtë shkrim, ku shtetasit shqiptarë që kanë pozuar aty, pjesa më e madhe janë me veshjet shik, kostum e gravatë borsalino e pallto të rënda, ashtu siç kishin qenë në jetën e tyre të lirë). Të gjithë personat që figurojnë në listën në fjalë, nuk qëndruan shumë në atë kamp pasi dënimi i tyre ishte me muaj dhe gjatë vitit 1941 u kthyen të gjithë në Shqipëri ku dhe u aktivizuan me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë dhe eksponentë të saj.

Prej tyre vetëm Zef Mala, Masar Shehu dhe Pëllumb Dishnica u aktivizuan në rradhët e Partisë Komuniste të udhëhequr nga Enver Hoxha dhe dy emisarët jugosllavë, (Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç), ku u ngarkuan edhe me detyra të larta, kurse pothuaj të gjithë të tjerët u angazhuan në rardhët e forcave nacionaliste të Ballit Kombëtar të udhëhequr nga Mithat Frashëri, si p.sh. Abaz Ermeni, Safet Butka, Faslli Frashëri, Izet Bebeziqi, Selman Riza, Leonidha Naçi, Loni Kristo, Stavri Skëndi, etj, ku disa prej tyre ishin në kryesinë e asaj organizate nacionaliste, si Stavri Skëndi, Faslli Frashëri, apo si komandantë të çetave të tyre si Abaz Ermeni e Safet Butka.

Si për ironi të fatit, nga e gjithë lista prej 20 personash të internuar si antifashistë në ishullin e Ventotenes, pas Luftës dhe në vitet që pasuan, u shpallën të gjithë armiq. Si p. sh., Safet Butka i konsideruar nga misionarët britanikë si ajka e nacionalizmit shqiptar, kreu vetëvrasje se nuk pranoi që të luftonte kundër forcave partizane të cilët i konsideronte vëllezër, Zai Fundo që me urdhër të Enver Hoxhës u torturua dhe u ekzekutua nga forcat partizane, etj, etj.

Etiketimit “armik i popullit” nuk i shpëtuan as intelektualët e njohur, Zef Mala, Masar Shehu dhe Pëllumb Dishnica, ku të tre provuan burgjet dhe internimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, (sipas kujtimeve që ata kanë lënë apo dhe nga dëshmitë e të afërmëve të tyre, në burgjet e Enver Hoxhës, ata e kujtonin me mall dhe nostalgji Ventotenen), duke qenë viktima të një ideali që ata kishin përqafuar në rininë e tyre.

KUSTEURA MBRETNORE E LITORIA-S

Nr. 04337 MË 29 mars 1940 – XVIII

SHKURTIM T’internuarit politik Shqiptar.

DREJTORS KOLLONIS T’ INTERNUEMIT POLITIK VENTOTENE

Për respektim të ngushtë rishkruhet letra që vijon Ministria Nr. 443-518142 më 25 vazhdonjësit:

Ministria e P. të Jashtëme referon si vijon:

Mëkambësia Mbretnore e Përgjithshme e Tiranës njofton se më datën 15 shkurt k. u. u dërguan në Bari t’internuarit politik që vijojnë të cilët duhen të dërgohen në Ventotene:

1. Bebeziq Izet 11. Hasan Dani

2. Lame Hito 12 Shefqet Musli

3. Zala Zef 13.Safet Butka

4. Gorguzi Jan 14. Mihallaq Kol Ali

5. Frashëri Faslli 15. Shaqir Cori

6. Maçi Leonidha 16. Selman Riza

7. Dishnica Pëllumb 17. Abaz Ermeni

8. Llazo Fundo 18. Loni Kristo

9. Rasim Guzi 19. Stavri Skëndi

10. Kotoka Petraq 20 Shehu Masar

Dyke qenë fjala për elementa që lajmërohen nga Mëkëmb. Mbret. e Përgjithëshme në Tiranë, si veçanërisht të rrezikshëm, lutemi të keni mirësinë me disponue për mbikëqyrjen e tyre të vazhdueshme.

T’internuarëve të lartpërmëndur duhet t’u lejohet komunikimi me shkrim me familjet e tyre vetëm një herë në muaj, duke dorzuar letrat në fjalë drejtorisë së kollonisë së Ventotenes e cila do të kujdeset për dërgimin e tyne, në mënyrë të zakonëshme, këtij nënsekretariati për riqyrjen eventuale.

Shtohet se Mëk. Mbr. E përgjith. Në Tiranë, porosit kujdesi të veçantë në mbikqyrjen dhe se veçimi i të lartpërmëndurve duhet të jetë i plotë.

T’internuarëve në fjalë nuk mundet prandaj me u lejue – përveç shkaqeve tepër të jashtëzakonëshme të pranojnë vizita familjarësh ose miqsh.

Dyke bërë të ditur se të 20 shqiptarët që bëhet fjalë bëjnë pjesë të grupi t’internuarëve të caktuar në Ventotene, lutemi me disponue në kuptimin e kërkuar nga Ministria e P. të Jashtëme dyke na siguruar.

Lutemi me na sigurue.

KAPITENI I NGARKUAR KUESTORI

G. Ercolini d.v. Dante. D.v.

V ë r t e t o h e t

Sekretar’ i I-rë

(S. Kosturi)





Lajmet e fundit nga