web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çuni i Fahriut akuzon Ramën: Erdhe pa brekë dhe na del me kollare të shtrenjtë

26 Mars 2019, 17:39, Aktualitet CNA

Prej muajsh po vazhdon protesta e banorëve të Astirit. I pranishëm çdo ditë në këtë protestë është edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Si gjithmonë Balliu ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Në deklaratën për mediat ai thotë se Rama, nga shtëpi me qera tashmë ka ndërtuar vilë në Surrel.

?Erdhe pa shtëpi, me shtëpi me qera, dhe na del me shtëpi në Surrel. Erdhe pa brekë dhe na del me kollare të shtrenjtë. Na the se kam 2 milion lekë në bankë tani nuk të llogariten. Rrite taksat dhe varfërove njerëzit. Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjidhje deri sa të jesh ti në atë karrige?,- tha Balliu. /CNA.al





Lajmet e fundit nga