web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal/ Sandër Lleshaj hakmerret ndaj qytetares

12 Mars 2019, 10:31, Aktualitet CNA

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar me tone të forta, pas vendimit për pezullimin nga detyra të efektives së forcave ?Shqiponja?, Blerta Dervishi.

Në një postim në rrjetet sociale, Ina Zhupa hedh akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, veprimin e të cilit e cilëson të turpshëm.

?SKANDAL. Dje Sander Lleshi tha qe policia nuk u soll ne nivelin e duhur dhe per kete sipas tij pushoj nga puna drejtorin e Tiranes. Sot pushojne nga puna qytetaren qe protestonte per shtepine e saj, pa asnje dhune, vetem me lot, me mish e me shpirt. Sot e lane efektiven pa pune pervecse eshte ne beteje per shtepine e saj.?-shkruan Zhupa.

Më tej, ajo thekson se ky është turpi i një shteti që nuk funskionon për qytetarët e tij.

?A eshte shtet ligjor ky? A jane keta drejtues policie njerez mbi te gjitha?

Ky eshte turpi i nje shteti qe nuk funksion me per qytetaret e tij te thjesht.

Blerta eshte policia qe duam! Blerta perfaqeson policine e ndershme qe po neperkembet nga kjo qeveri! Blerta perfaqeson policine qe detyrohet ti mbroj keta palo qeveritar neper protesta popullore ku me shpirt e me zemer vuan njelloj si protestuesit padrejtesite e ketij shteti!

Une jam Blerta! Cdo polic i ndershem sot duhet te jete Blerta! Cdo qytetar i ndershem sot eshte Blerta!?-përfundon postimin e saj Ina Zhupa./CNA.al

Përplasjet te Petro Nini/ Pezullohet efektivja e forcave ?Shqiponja?





Lajmet e fundit nga