web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prej kesaj tabuje femrat nuk flasin dhe vuajnë/Ja çfarë ndodh pas lindjes me femrat

9 Mars 2019, 11:10, Kuriozitete CNA

Nuk është vetëm turpi,  moskontrollimi i urinës mund të ketë një ndikim dëmtues në jetën e grave. Ai dyfishon rrezikun e depresionit pas lindjes, raportoi ?Journal of Obstetrics and Gynecology? në vitin 2011.

?Ne gratë, pasi lindim, mund të dëmtohemi kështu që mund të vuajmë nga mospërmbajtja e urinës. Nuk kam folur kurrë për këtë, pas fëmijës tim të parë mund të ecja vetëm 2 metra para se të urinoja në pantallona?.

Këto janë fjalët e Dame Sally Davies, mjeke e përgjithshme në Angli, e cila zbuloi se ajo u mbyll në shtëpi për 6 javë, pas lindjes së vajzës së saj të parë.

Dame Sally tha gjithashtu se edhe pas gjithë kësaj kohe gjërat nuk kanë ndryshuar plotësisht: ?Nuk jam ende siç do të doja të isha?.

Kjo është një deklaratë e guximshme nga mjekja e një vendi, që lidhet me jetën e miliona femrave në botë dhe këtu në Shqipëri, shumica e të cilave jetojnë në heshtje me turpin e gjendjes së tyre. Ajo solli në vëmendje një nga tabutë e fundit të mjekësisë.

?Është një problem i madh ? rreth 7 milionë gra në Britani vuajnë nga mosmbajtja e urinës dhe është një problem i fshehur, sepse janë kaq të turpëruara që të kërkojnë ndihmë?, thotë Jeremy Ockrim, një urolog.

Në fakt, mosmbajtja e urinës ?konsiderohet më e turpshme sesa depresioni ose kanceri?, sipas një studimi të vitit 2011, nga Universiteti Mjekësor i Vjenës, në Austri.

 





Lajmet e fundit nga