web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Basha drejt Hollandës/ Në Rinas shoqërohet nga Shkëlzen Berisha

22 Shkurt 2019, 09:20, Aktualitet CNA

Pas një mitingu që zhvilloi ditën e djeshme para parlamenti, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot është parë në Rinas, i shoqëruar nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas mediave pranë PD-së, Lulzim Basha është nisur për një tur takimesh ndërkombëtare, por  CNA.al ka raportuar dje se Basha do shkojë ne Vjene dhe më pas për në Hollandë për tu qetësuar pas përplasjeve dhe betejave të fundit me mazhorancën dhe ndërkombëtarët.

Basha pritet të shkojë në Vjenë, ku zhvillohet Asambleja e OSBE-së dhe më pas do shkojë në Hollandë, duke vazhduar ritualin e tij të përjavshëm.

Ndërsa, ende nuk dihet qëllimi i vizitës së Shkëlzen Berishës.

Dogji mandatet e deputetëve/ Luli fillon fundjavën hollandeze





Lajmet e fundit nga