web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarr në qendrën sportive në Brazil/ Humbin jetën tragjikisht 10 të rinj

8 Shkurt 2019, 12:12, Aktualitet CNA

Rreth 10 veta kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që ka rënë ditën e sotme në qendrën stërvitore të klubit të futbollit Flamengo, në Rio De Janiero të  Brazilit.

Zjarri ka rënë në sektorin ku qëndronin të rinjtë të moshave 14 deri në 17 vjeç.

Identitetet e të rinjve që humbën jetën nga zjarri nuk bëhen ende të ditur.

Vendi ku ra zjarri përdorej nga të rinjtë që stërviteshin për t?u bërë futbollistë.

Zjarri ra rreth 05:17 të mëngjesit me orën në Rio de Janiero dhe rreth orës 07:20 flakët janë mundur të vihen nën kontroll, por për dhjetë prej të rinjve kishin humbur jetën në atë orë.

Qendra sportive e Flamengos është një prej klubeve sportive më të njohura në Brazil dhe raportohet se është ndërtuar  në vitin 2014./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga