web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Skamja dhe politikanët po na çmendin

5 Shkurt 2019, 08:25, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot, duke përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, më një kronikë kushtuar bazës ushtarake të Kuçovës.

?MIRËMËNGJES dhe me këtë kronikë të mirëseardhur nga kanali televiziv i NATO-s kushtuar Bazës së Kuçovës, ju uroj një ditë të mbarë?-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi të kreut të qeverisë, qytetarët kanë shpërthyer në komente.

Një qytetar shkruan se fukarallëku, skamja dhe politikanët po e çmendin këtë popull.

?Ne Nato jemi, po fukaralleku, skamja, korrupsioni, padituria pa shkollimi, Kleriket, Hoxhallaret, Politikanet me ligjeratet e tyre mashtruese e cmenden kete popull Shqiptar te botes te 3-te. Kjo fale jush qe s?po i jepni dum te drejtoni popull Kombe. Je Kryeminister I 1 populli primitiv me 2 milion njerez, pra njesoj si 1 kryetar bashkie ne boten e zhvilluar me 2 milion popull ne 1 Qytet te vetem.?-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan ?Bazat ushtarake bien zhvillim? Maksimumi do shese ndonje kafe me teper lokali afer bazes?.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan ?Ju jeni bajga. Shitet cdo gje qe ishte krijuar me djersen e popullit?.

Më tej, një tjetër qytetar shkruan ?Ca shtet cop cop kemi ne. Gezojme te vine te huajt te bejne baza ateher kishim rusin tani amerikanin asnjeher me forcat tona gjithmone te pushtuar dhe nje pyetje kisha une, ajo air albania ku vajti apo cudia me e madhe tre dite zgjat?.





Lajmet e fundit nga