web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari i njohur italian habit me deklaratën e tij : “Maria De Filippi dhe Maurizio Costanzo kanë 20 vjet që…”

5 Shkurt 2019, 09:40, Lifestyle CNA

Gazetari italian Alfonso Signorini ka bërë një deklaratë jo të zakonshme për çiftin e famshëm Maurizio Costanzo dhe Maria De Filippi.

Gazetari nuk e bëri deklaratën në faqet e ?Chi?, gazetës së showbiz-it në të cilën ai është drejtor, por drejtpërdrejt në televizion dhe pikërisht në programin ?La Repubblica delle Donne?.

Opinionisti i mirënjohur televiziv ka zbuluar një fakt veçanërisht intim, që ka të bëjë me dy figurat e njohura të televizionit italian. Sipas deklaratave të tij, për më shumë se 20 vjet, dy drejtuesit e njohur të  ?Mediaset? kanë fjetur në dhoma gjumi të ndara.

Tema e emisionit  ishte ajo që njihet me termin ?martesa të bardha?, që është bashkëjetesa mes njerëzve që janë të martuar por nuk praktikojnë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin. Pavarsisht kësaj mungese, këto çifte mbesin njësoj të bashkuar, siç është dhe rasti midis Maurizio dhe Maria-s, sipas Signorini-t.

Në mbështetje të tezës së tij, drejtori i ?Chi? kujtoi dhe disa të raste historike shumë të largëta, duke iu referuar Greqisë së lashtë.

Më tej duke referuar në mënyrë specifike çiftit të njohur,  Signorini tha: ?Për 24 vjet, Maria De Filippi dhe Maurizio Costanzo kanë fjetur në dhoma të ndara?.

Megjithatë, në botën e showbizi-t, nuk është vetëm Maria De Filippi dhe Maurizio Costanzo të cilët e kanë marrë këtë vendim.

Signorini ka zbuluar se edhe çiftet e tjera të famshme flenë në dhoma të ndryshme.

Kështu opinionisti përmendi dhe  Daniel Craig, i cili kohë më parë deklaroi se donte të kishte një fëmijë, por e kishte të pamundur sepse nuk kishte shumë marrëdhënie intime me partneren e tij.

Drejtori i revistës së mirënjohur,duke iu referuar Costanzo dhe De Filippi-t, theksoi se ajo që ai tha nuk është sigurisht një mister. ?Ata ndoshta vazhdojnë të bëjnë diçka së bashku, por sigurisht që nuk vendosin seksin në qendër të marrëdhënieve të tyre.?- u shpreh ndër të tjera ai.

Tani presim të shohim se si do të do të reagojnë De Filippi dhe Costanzo mbi deklaratat publike të Signorini-t?

 





Lajmet e fundit nga