web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me shtëpi pushimi në Orikum dhe makinë mijëra euro / Zbardhet pasuria e Altin Binajt

20 Janar 2019, 12:07, Aktualitet CNA

Damka e korrupsionit në drejtësi pritet të ç?rrënjoset nga Vettingu. Deri më tani nuk kanë munguar suprizat që janë prodhuar nga ky proces me objekt gjyqtarë dhe prokurorë.

Kemi parë se si kupola  e drejtësisë, ?notonte? në luks dhe kemi parë se sa me zell e mbronin krimin.

Në ditët në vijim me Vettingun pritet të përballen drejtuesja komanduar e Krimeve të Rënda Donika Prela dhe drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Altin Binaj

Në datën 21 janar, Binaj do të dalë para trupës gjykuese të KPK ?së, të përbërë nga Roland Ilia relator dhe anëtarë Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari.

Përveçse në aspektin profesional dhe pastërtisë së figurës, Binaj do të japë llogari pra KPK ?së edhe për pasurinë.

Altin Binaj,u emëruar në vitin 2013, në krye të  njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa më parë ka qenë edhe drejtues i Prokurorisë së Durrësit apo edhe anëtar i Këshillit të Prokurorisë si dhe ka drejtuar Prokurorinë e Fierit dhe atë Vlorës.

Sipas deklarimit të pasurisë në Open Spending Albania por edhe sipas të dhënave të marra nga ILDKPKI,  në vitin 2003 Binaj e  ka nisur  karrierën  me një apartament 2+1, përfituar nga privatizimi i ish-banesave shtetërore.

Me kalimin e viteve e me trepunësimin e bashkëshortes, Binaj e ka shtuar pasurinë, por pa hequr dorë nga makina Benz ?Mercedez, të cilën një vit e ka shitur dhe  tjetrin vit e ka blerë.

Pas  rreth 10 vitesh në organin e akuzës Binaj, ka blerë dhe një apartament për pushime në bregdet. Kjo ka ndodhur në vitin 2013.

Ndërkaq, në vitin 2012 Binaj ka deklaruar vetëm një depozitë bankare me 700 mijë lekë, si kursime të tij dhe bashkëshortes. Ai ka deklaruar pagën e tij, në atë kohë si drejtues i Prokurorisë së Durrësit, me 1.9 milionë lekë, të bashkëshortes 500 mijë lekë, si dhe pensionin e nënës.

Për vitin 2013, ka deklaruar rreth 1 milion lekë kursime familjare.

Ndërkohë, ka shtuar pasurinë, duke blerë për 15 mijë euro një apartament 56 metra katrorë në Orikum të Vlorës. Apartamentin thotë se e ka blerë nga të ardhurat personale dhe familjare të grumbulluara në vite.

Pasuria e deklaruar ndër vite

Në vitin 2003 Binaj ka deklaruar një apartament 2+1, përfituar nga privatizimi i ish-banesave shtetërore, një automjet, mercedez benz blerë në 2001 me kursime nga paga, likuiditet në cash nga të ardhurat personale që nga viti 1992, në shumën 1 milion lekë, të ardhura nga paga në vlerën 1 062 459 lekë, paga e bashkëshortes në vlerën 3.000 000 lekë dhe pensioni i nënës në vlerën 144 000 lekë.

Në vitin 2004 njësoj si në vitin 2013, e pandryshuar.

Në vitin 2005 ai ka deklaruar, ka shitur automjetin në vlerën 250 000 lekë, pagën si prokuror 1 113 655 lekë, pagesa për lindjen  fëmijës në vlerën 180 000 lekë.

Në vitin 2006 Binaj ka deklaruar, blerjen e një automjeti në vlerën 3 500 000 lekë, ndërsa ka shtiru një apartament në vlerën 3 900 000 lekë si dhe të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes.

Në vitin 2007 ai ka deklaruar të ardhurat nga paga në vlerën 1 203 239 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 000 000 lekë.

Në vitin 2008 ai ka deklaruar pagën si prokuror në Fier në vlerën 1 570 403 lekë, pagën si pedagog i jashtëm në një universitet privat në Fier, në vlerën 439 651 lekë, të ardhura nga bashkëshortja si avokate, si jurist në një bankë dhe si lehtesuese lokale per qytetin e Vlorës, në një projekt për dhunën në familje, në vlerat, 1 1.500.000 lekë, 448 000 lekë dhe  4691 $USA.  Pakësim i pasurisë, në likuiditete, dhënë subjektit ndërtues një mabjnet zyre 35 metrë katrorë në vlerën 15.000 euro.

Në vitin 2009 ai ka deklaruar  të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë Fier në vlerën 1 510 602 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, si jurist në një bankë dhe si pjesë e një projekti për dhunën në familje në vlerat, 2 000 000 lekë, 500 000 lekë dhe 1935 dollarë.

Në vitin 2010 ai ka deklaruar  ka blerë një automjet Benz Mercedes në vlerën 8 000 000 euro, pagën si drejtues i Prokurorisë së Durrësit në vlerën 2 007 977 lekë, tre burime të ardhurash nga bashkëshortja.

Në vitin 2011 ka deklaruar të njëjtat të ardhura si në vitin 2010.

Në vitin 2012 ka deklaruar kursime në vlerën 700 000 lekë, pagën dhe shpërblimet nga puna si prokuror në Durrës, në vlerën 1 956 270 lekë, të ardhurat nga bashkëshortja avokate 502 400 lekë si dhe pensionin e nënës 201 930 lekë.

Në vitin 2013 ka deklaruar kursime në vlerën 1 000 000 lekë, pagën si prokuror në Tiranë, në vlerën 1 703 358 lekë, t ardhurat nga bashkëshortja si avokate në vlerën 725 000 lekë dhe pensionin e nënës në vlerën 217 000 lekë.

Në vitin 2014 ai ka deklaruar shtesë në kursime në vlerën 500 000 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes si ndihmës inspektore në ILDKPKI, në vlerën 929 911 lekë, të ardhurat si avokate në vlerën  300  000 lekë.

Në vitin 2015 ai ka deklaruar të njëjtat të ardhura si në vitin paraprak, por me një kredi më vlerën 815 000 lekë.

Në vitin 2016 Binaj ka deklaruar shtesë në kursime  në vlerën 200 000 lekë, të ardhura nga paga si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme në vlerën 926 002, pagën si prokuror i apelit në Vlorë në vlerën 578 985 lekë , të ardhura nga paga e bashkëshortes së inspektores si inspektore e lartë në ILDKPKI  në vlerën 756 268 lekë, të ardhura nga bashkëshortja si avokate në vlerën 375 005 lekë, të ardhura nga pensioni i nënës në vlerën 261 891 lekë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga