web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spektakli i famshëm shqiptar do të verë në garë të gjitha qytetet shqiptare dhe pritet të ketë “luftë”!

16 Janar 2019, 10:40, Lifestyle CNA

Tanimë çdo qytet shqiptar do të ketë mundësinë të ketë familjen e vet në garën më të madhe televizive. E kemi fjalën për emisionin ?Familja?, që moderohet nga Turjan Hysko dhe që duket se këtë sezon do të vijë me ndryshime të mëdha.

Në këtë format do të ndeshen familjet nga rrethet e Shqipërisë në 12 qarqe dhe në fund do të shpallet qyteti fitues.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Turi nëpërmjet një postimi në ?Instagram? ku fton ndjekësit e tij të bëhen pjesë e emisionit.

?Kjo është Champions League për familjet shqiptare. Na kontaktoni dhe bëhuni pjesë e një ?luftë? plot argëtim, emocion dhe dhurata?, shprehet ai.

Turjan Hysko ka bërë disa lëvizje mediatike këto kohë, por së fundmi e kemi parë tek ?Duplex? dhe ?Familja? që transmetohen në Tv Klan.





Lajmet e fundit nga