web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ku kishte humbur? Aurela Hoxha zbulon pse ka munguar prej 9 muajsh dhe jo, nuk është ajo që mendoni

14 Janar 2019, 10:53, Lifestyle CNA

Ka 9 muaj që i ka munguar skenës televizive, fiks koha për të sjellë në jetë një fëmijë? Por mungesa e Aurela Hoxhës në ekran vetëm me këtë nuk ka lidhje. E ftuar në rubrikën ?Be Coffe? që transmetohet në Tv Klan, modelja Aurela Hoxha, tregoi se ku kishte qenë gjatë kësaj kohe.

Nuk është stiliste, por prej 4 vitesh ajo dizenjon një brand për rrobabanje femrash, prandaj gjatë kësaj kohe mësuam se është përqendruar për promovimin ndërkombëtar të tyre, sidomos në Spanjë.

?Në Shqipëri u përqafua shumë mirë, por s?mund të them të njëjtën gjë për atë jashtë. Duhet shumë shumë punë. Jashtë unë jam askushi, prandaj nëse veshjet janë blerë do të thotë se vërtetë i kanë pëlqyer dhe jo se mbajnë emrin tim?, u shpreh Aurela.

Për të moda është stil dhe prandaj nuk ka patur një lidhje të ngushtë me trendet e fundit.
?Unë vesh atë që më shkon dhe jo atë që më propozohet?, u shpreh ajo.

Sakaq, qëndrimi në Shqipëri sërish nuk ka zgjatur shumë për Hoxhën. Bukuroshja së fundmi po shijon disa ditë pushimi në Tajlandë me mikeshën e saj Dorina Gegiçi dhe intervista e saj në ?BE Coffee? mesa duket është regjistruar më parë.





Lajmet e fundit nga