web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spektakël në Angli/ Manchester City mposht Liverpoolin dhe i afrohet kreut

3 Janar 2019, 22:15, Aktualitet CNA

Mancester City fitoi supersfidën e javës së 21-të në Premier League, duke mposhtur me shifrat 2-1 Liverpoolin, e duke i shkaktuar kështu humbjen e parë sezonale ekipit të Klopp.

Pjesa e parë nuk pati shumë raste, por u zhbllokua vetëm në minutën e 40-të, pas një goditje mjaft të fortë dhe preçize të Kun Agueros nga brenda zonës, i cili nuk i la asnjë mundësi porterit Alisson.

Më herët, në minutën e 18-të, Liverpooli pati një rast të artë, por shtylla ndali Sadio Manen, ndërsa në vazhdimin e aksionit, pas një ngatërrese mes Stones dhe portierit Ederson, City për pak sa nuk shkaktoi autogol, por vetë mbrojtësi largoi topin, edhe pse për pak milimetra do quhej gol, pasi topi nuk e kishte kaluar të gjithë vijën fatale.

Në të dytën, një pakujdesi në mbrojtjen e vendasve nga mbrojtësi Danilo, bëri që Firmino të dilte i vetëm me portën e boshatisur, pas asistimit të Robertson, dhe braziliani barazoi përkohësisht shifrat.

Gjithsesi, ishte Leroy Sane, i cili me një të majtë nga hyrja e zonës, kaloi sërish Cityn në avantazh në minutën e 72-të. Deri në fund nuk pati më gola, dhe Mancester City mori një fitore shpresë dhënëse për titullin, teksa shkon në vendin e dytë me 50 pikë, ndërkohë që diferenca me Liverpoolin kryesues shkon në vetëm 4 pikë.





Lajmet e fundit nga