web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Siguri më e lartë/ OSHEE instalon nënstacion lëvizës

30 Dhjetor 2018, 12:48, Aktualitet CNA

Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike ka instaluar në qytetin e Korçës nënstacionin lëvizës me kapacitet 110/35/10 kV, për të rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Në N/stacionin Korçë u vendos gjithashtu edhe një transformator me fuqi 10 MË (pas atij 25MË), duke rritur fuqizimin e nënstacionit dhe të linjave 35kV, jo vetëm për qytetin, por për gjithë rajonin Korçë.

Këto instalime janë kryer gjatë natës nga Drejtoria e Tensionit të Lartë, pranë OSHEE, për shkak u mor si masë mbrojtëse nga kompania pas dëmtimit të transformatorit 45MË disa ditë më parë.

Për mbarëvajtjen e rrjetit elektrik, OSHEE ka shtuar përforcime në terren, duke stacionuar në pika kyçe rreth 1500 punonjës në gatishmëri të plotë./CNA.al





Lajmet e fundit nga