web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nën një flamur”/ Diaspora shqiptare protestë para Kryeministrisë

27 Dhjetor 2018, 10:07, Aktualitet CNA

Ashtu sikurse ishte lajmëruar më parë, Diaspora shqiptare nesër do të mblidhet në një protestë para Kryeministrisë.

Avokati Altin Goxhaj, në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale shkruan se protesta do të fillojë në orën 17:00 dhe se ndalimi i policisë, është i paligjshëm.

Ndërkohë, në postimin e tij avokati Goxhaj ka publikuar edhe përgjigjen e Genc Sejkos, drejtuar Policisë së Tiranës, ndaj vendimit, siç e cilëson ai, të paligjshëm dhe antikushtetues për ndalimin e protestës së thirrur nga Diaspora.

Goxhaj, thekson se në aspektin kushtetues dhe ligjor është në kundërshtim me ligjin ndalimi i të drejtës kushtetuese dhe ligjore të tubimit dhe përgjigja e dhënë nga Drejtoria e Policisë është në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën sepse ndalon absolutisht pa alternativë të drejtën kushtetuese dhe ligjore të shtetasve për tubime.

?Nga ana tjetër ju kujtojmë se ditët e përcaktuara në Njoftim janë 3 ditë në kohë pushimi kur administrata publike është pushim dhe se kalimi në rrugët publike dhe sheshe për emergjencat është plotësisht i mundur si teknikisht dhe juridikisht bazuar jo vetëm në infrastrukturën pranë Kryeministrisë por edhe në referencë të praktikës të së drejtës kushtetuese për tubime të aplikuar nga studentët përgjatë gjith muajit Dhjetor në ditët e punës dhe po ashtu nga Opozita në 2017 nga Shkurti deri në 17 Maj 2017.

Ftojmë autoritet policore të ndërmarrin veprime në repsekt të ligjit, Kushtetutës dhe të drejtave themelore të njeriut si në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar, kundër urdhërave të paligjshëm politik partiak sepse kjo do të ishte një shkelje e rëndë penale dhe administrative nga ana e autoriteve policore dhe çdo kush që do guxojë do të përballet me forcën dhe ashpërsinë jo vetëm të ligjit por edhe të reagimit publik kombëtar dhe ndërkombëtar. Aty ku Qeveria shkel Liritë Kushtetuese, dhe të drejtat dhe liritë universale të njeriut, popullit i lind e drejta e reagimit në mbrojtje me çdo mjet ligjor të Kushtetutës dhe Ligjit!

Tubimi do të zhvillohet sipas Njoftimit të dorëzuar nga Genc Sejko në dt. 24 Dhjetor 2018 pa kundërshti brenda 24 orësh. Ju lutemi merrni masa për zhvillimin e tubimit sipas Kushtetues dhe Ligjit për Tubimet.

Me respekt
Organizatori Ligjor: Genc Sejko
Avokati i autorizuar: Altin Goxhaj?-thuhet ndër të tjera në postimin e Goxhajt.





Lajmet e fundit nga