web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ne nuk kishim Krishtlindje, por ama babagjyshi ngjasonte me Santa Klaus

25 Dhjetor 2018, 15:27, Aktualitet CNA

Nga Robert Papa

Brezi im u privua prej shumckaje, nder te tjerash , ishin Krishtlindjet! Femijet mrekulloheshim me babagjyshin e Vitit te Ri, i cili ngjasonte me Santa Klaus. Kishte dhe peme me zbukurime( pambuk, fletra punedoreje) dhe qysh ne kopesht kendonim; ?Ja na erdhi Viti i Ri! Sa jam in gezuar/ Porsi une cdo femije/ Pret per ta festuar/?.

Cdo vit te ri merrnim pakot qe na largonin dhe na fundosnin te enderrat. Krishtlindje, nuk kishim, por shpirti i tyre vinte mes Vitit te Ri. Natyrisht qe gjyshja e festonte , fshehur, gjithmone.Prej saj ,degjuar kisha fjalen Krisht! Nuk e kuptoja. Ishte dicka e saja, jo imja, vec ajo ia thoshte emerin, thuajse duke mermeritur.

Ishim brez pa fe, pra brez pa Krishtlindje! Por mbase mes pambukut apo kordoneve me letra punedoreje e kemi festuar ne subkoshience lindjen e tij.

Ne Kopesht, pema qe e bukur, e madhe, e qeshur dhe vezuelluese. Karshi Kopeshtit ishte Ambsada Kineze. Andej nuk mbaj mend te kishin peme me zbukurime. Vec ca foto te nje burri te shemtuar me sy te terhequra. Kryetari Mao.. Por ne e donim ndertesen perballe, se disa here na kishin ftuar dhe na kishin dhene dhurata( stilografe me koke ariu, dhe per here te pare kikirike). Kaq ishte Kina per ne, femijet e Kopeshtit, ku dikur kishin hequr nje tank gjerman mes ferrave aty ku eshte sot RTSH.
Pema ishte ne katin e dyte! Nuk e harroj ate holl magjik. Dritaret e qelta na i sillnin Kodrat e Saukut ose siper tavolinave te vogela, ose te kuajt e drunjte ndane mureve te bardha.

Edukatorja ime ishte me e bukur se Merlin Monro: zysh Dori. Bionde, e gjate, sy kalter dhe ze engjelli. Ne ishin te zhurmshem, une padiskutim me shperthyesi, por nuk mbaj mend kurre as te bertitura ose shuplaka nga zysh Dori.. Ajo ishte per ne mbase, Sanata Klausi magjik…
Nuk e di a jeton zysha ime. Dikur e kam takuar ne Tirane dhe e kam puthur fort… Sa u mrekullua kur Berti i Tv iu puthit me Bertin qe ikte nga kopeshti duke u varur nga kati i dyte..dhe qe habitshem e gjenin diku ne Petrele..

Zysh Dori ka qene Santa Klausi im magjik, dhe babai mbase fryma e krishtit.. qe gjithmone cdo vit me mrekullonte me dhuratat: nje here avion i madh, nje here automatik dhe nje here tren.. Sa bukur! Por une nuk e dija se shume nga bashkemoshataret e mij vuanin dhe mbase nuk kishin dhuratat , sidmos ne fshat.. Dhe me vjen keq edhe sot..





Lajmet e fundit nga