web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet për KLGJ-në/ Reagon ambasadori i BE-së

12 Dhjetor 2018, 12:36, Aktualitet CNA

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshendetur procesin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca shkruan se ky votim do forcojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend.

?Më shumë se 300 gjykatës mblidhen sot për të zgjedhur 6 anëtarë të KLGJ. Ky votim do t?i japë formë sistemit të drejtësisë dhe do të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë për t?i mundësuar drejtësi të gjithë qytetarëve të saj.?- shkruan ambasadori i BE.

Gjykatësit janë mbledhur sot për të zgjedhur 6 anëtarët e KLGJ-së. Në garë janë 10 gjyqtarë, të cilët do sfidojnë njëri-tjetrin për vendet e këtij institucioni. Në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së janë edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend./CNA.al





Lajmet e fundit nga