web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama u lutet studentëve/ "Ngelësat" i fut në familje

12 Dhjetor 2018, 10:58, Aktualitet CNA

Studentët sot po protestojnë para Kyeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe akoma nuk ka asnjë sinjal se do ti përgjigjen thirrjes së kryeministrit për dialog.

Ndërkohë pak minuta më parë shefi i qeverisë sërish ju ka bërë thirrje studentëve që të shkojnë në zyrën e tij dhe të dialogojnë për pikat që ato kërkojnë.

Rama, përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se asgjë nuk zgjidhet pa dialog dhe në familje duhet patjetër të dialogojmë për çdo gjë.

“Një vajzë sapo tha s’duam të lutemi (në fakt lutem unë:-)po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre!Në cilën familje ecën kjo logjikë?Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG.”.





Lajmet e fundit nga