web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/ Vijon qëndresa e studentëve

12 Dhjetor 2018, 14:21, Aktualitet CNA

Studentët vazhdojnë protestën e tyre që prej orës 10:00 të mëngjesit. Ata kanë vendosur që të ndahen në dy vende të ndryshme, një grup proteston para Ministrisë së Arsimit dhe grupi tjetër para Kryeministrisë.

Pavarësisht se temperaturat kanë zbritur në minus, duke  e bërë akoma më të vështirë qëndrimin e të rinjve jashtë, studentët vazhdojnë qëndresën dhe deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha pikave të kërkesës së tyre.

Ndërkohë, pas procedimeve penale të filluara mbrëmjen e djeshme ndaj 25 protestuesve, studentët i kanë shtuar kërkesës së tyre edhe një pikë tjetër, duke i çuar ato në nëntë.

Kujtojmë se kjo është dita e nëntë e protestës së studentëve dhe deri më tani ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka plotësuar vetëm pikën e parë të kërkesës së tyre, që lidhet me shfuqizimin e VKM-së, për tarifat shtesë për provimet e mbartura.

Ndërkohë nga ana tjetër kryeministri Edi Rama i ka ftuar të rinjtë për dialog, por ata refuzojnë të negociojnë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga