web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata tronditëse e Mukës/ Sot bëjmë publike plagjiaturat e opozitës

11 Dhjetor 2018, 16:15, Aktualitet CNA

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka paralmëruar se sot në orën 19:00 do publikojë plagjiaturën e Vladimir Kolës dhe shumë personazheve të tjerë nga jeta politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Muka kërkon vetting në universitete dhe akademi.

?Sot në orën 19:00 LIVE plagjiatura e radhës! Studentët: Pedagog, prano Vetingun në akademi, dhe të pranojmë në protestë- duam cilësi! Veting, fjala që politika majtas dhe djathtas po e censuron!?-thotë ai.

Më tej Taulant Muka tregon se këtë herë në qendër të vëmendjes do jenë edhe personazhe të opozitës.

?Për këtë, sot në orën 19:00 LIVE në Faqen time në Facebook bashkë me Vladimir Kola për të treguar plagjiaturën e radhës, por jo në qeveri, por në opozitë! Politika majtas dhe djathtas do të dëmtojë protestën, por nuk do ja arrijë! Rinia e shpresës, rinia e dijes! Forca, të gjithë jemi me ju!?-shkruan Muka në rrjetet sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga