web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Jorida Tabaku e paralajmëroi tri vite më parë, atë që po bëjnë sot studentët

7 Dhjetor 2018, 19:03, Aktualitet CNA

Prej disa ditësh studentët janë duke protestuar para Ministrisë së Arsimit, kundër rritjes së tarifave.

Depuetetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka qenë kundër ligjit të Arsimit të Lartë, që në vitin 2015.

Madje Tabaku ka debatuar ashpër me ministren Lindita Nikolla në seancën e 21 korrikut të vitit 2015.

?Ai ligj, që ju keni sot përpara në themel të tij, është njësosisht edhe një shkelje e barazisë qyetetare. Kjo qeveri ka vendosur të rrisë tarifat me 30%. Si nuk mund të jetë antikushtetues ky ligj?, tha Tabaku në seancën Paralamentare të datës 21 korrik 2015.

Deputetja e denoncoi atë për të cilën sot studentet janë ngritur në kembë e protestojnë.

?Tarifat e larta, ligj klientelist për arsimin?, por këto deklarata të Tabakut u kundërshtuan nga Nikolla me pretendimin se janë genjeshtër, por në fakt mijëra studentëm sot protestojnë mbi këtë të vertetë.

Tabaku e ka publikuar sërish gjatë ditës së sotme këtë video për të sjellë në kujtesë, atë ç?ka ajo paralajmëroi tri vite më parë.

“Në 21 Korrik 2015 në sallën e parlamentit ministrja Nikolla mbronte Ligjin e Arsimit të Lartë që është sot shkaktari kryesor për rritjen e tarifave. Ministrja dhe kryeministri Rama e dinin fare mirë që tarifat do të ngriheshin, që studentët nuk do të kishin mundësi të studionin në fakultete dhe universitete. Por e votuan me vetëdije atë ligj që sot ka ngritur në revoltë me të drejtë studentët. Katër vjet më parë në sallë opozita kundërshtoi me ccdo mënyrë Ligjin më të keq të Arsimit që mund të jetë votuar në këto 30 vite demokraci. Nga borxhi studentor, tek kreditë për studentët e deri tek tarifat e ngritura që u vendosën që në vitin 2014, të gjitha peshqeshe të qeverisë dhe kryeministrit. Fajtorët për këtë gjendje kuptohen lehtë kush janë?, – ka shkruar deputetja krahas videos./ CNA.al





Lajmet e fundit nga