web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çiftet e zodiakut, të cilët kanë lidhje për t’u pasur zili

6 Dhjetor 2018, 11:31, Lifestyle CNA

Dihet që jo të gjitha çiftet janë perfekte, por secili ka një ide të personit ideal, me të cilin mund ta krijojë një çift të tillë. Më poshtë ju sjellim kombinimet më të mira, sipas zodiakut.

Binjakët dhe Ujori

Si Binjakët, ashtu dhe Ujori kanë personalitete ekstreme, të cilat neutralizohen në prani të njëri-tjetrit.  Të dyve u pëlqen ta jetojnë jetën deri në limitet e saj. Ata janë shumë entuziastë, nëse diçka komplikohet të dy do të kenë energjinë e duhur për ta zgjidhur. Binjakët e jetojnë netën në mënyrë sporadike, ndërsa Ujori është i rreptë dhe i organizuar. Kjo kundërshti e personaliteteve të tyre bën që të plotësojnë njëri-tjetrin dhe të krijojnë një çift perfekt.

Peshorja dhe Akrepi  

Fillimisht ata do të bëhen miq të ngushtë,ekziston një kimi e natyrshme mes tyre, e cila vështirë se mund të gjendet në raportet e tjera. Akrepat janë obsesivë dhe pasionantë, ndërsa Peshores i pëlqen të dojë. Ja pse kjo lidhje është e bukur në të gjitha aspektet. Mund të marrë pak kohë derisa të lindë shkëndija por kur ndodh është përgjithmonë.

Virgjëresha dhe Demi

Ka shumë pak çifte të cilët mund të plotësojnë njëri-tjetrin si Virgjëresha dhe  Demi. Ata arrijnë të adaptohen shumë mirë me partnerët respektivë. Janë partnerë idealë,duke qenë se janë dhe miq idealë sipas shenjave të horoskopit. Demi ka tendencën e të qenurit ambicioz dhe i orientuar drejt qëllimeve,ndërsa Virgjëresha është e thjeshtë dhe e qartë. Luajnë shumë me njëri-tjetrin dhe kjo i jep lidhjes së tyre energjinë që i duhet./Cna.al





Lajmet e fundit nga