web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë ndodhi? Këngëtarja shqiptare braktis “The Voice Kids”

4 Dhjetor 2018, 10:10, Lifestyle CNA

Puna ka nisur për të sjellë në ekranin e ?Top Channel? edicionin e tretë të spektaklit ?The Voice Kids?! Ndërsa është mësuar se Ledion Liço nuk do të jetë më moderatori i spektalit, pasi i ka lënë stafetën Dojna Memës, është zbuluar një tjetër ndryshim.

Këngëtarja Eneda Tarifa ka zbuluar se nuk do të jetë më pjesë e jurisë së ?The Voice Kids?. Përmes një postimi në ?Instagram?, ajo ka njoftur se për shkak të angazhimeve personale është detyruar t?i thojë ?jo? produksionit.

 ?Miqtë e mi, ju informoj me shumë dashuri se për shkak të impenjimeve personale, plane dhe projekte televizive tepër të rëndësishme për mua, nuk mundet që këtë vit të jem pjesë e jurisë së ?The Voice Kids 3?. I uroj suksese miqve të mi në sezonin e ri, Aleksandër Gjoka, Renis Gjoka, Miriam Cani dhe veçanërisht Ledion Liços për këtë bashkëpunim mbresëlënës. Suksese të gjithë fëmijëve. Le të fitojë më i miri?, ? ka shkruar Eneda Tarifa.

Tanimë, jemi gjithë sy e veshë të mësojmë se kush do të jetë personazhi që do të ulet në karrigen e saj për të gjykuar vogëlushët e talentuar.

 

Por vendi nuk është më bosh! Burime për ?Anabel.al? kanë mësuar se në vend të Enedës, do të jetë këngëtarja Arilena Ara. Këngëtarja e hitit ?Zemër? nuk e ka refuzuar ftesën e produksionit për të qënë pjesë e jurisë së spektaklit. Falë këngës ?Nëntori?, suksesi i këngëtares theu kufijtë e Shqipërisë me talentin e saj.





Lajmet e fundit nga