web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto+video- Banorët e “Astirit” i nxjerrin bojën Veliajt/ Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

3 Dhjetor 2018, 07:40, Aktualitet CNA

Parulla kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erjon veliaj kanë ?pushtuar? gjatë natës rrugët e kryeqytetit.

Në to, shfaqet një foto e kryebashkiakut të Tiranës me mbishkrimin ?Mjaft? dhe disa fjalë fyese që ai ka përdorur ndaj protestuesve të ?Unazës së Re? dhe qytetarëve të tjerë, si: Shpellar, dështak, vandal, nazist dhe sharlatan.

Mendohet se parullat janë vendosur nga banorë të ?Unazës së Re? të cilët kërkojnë kompensim në vlerën e tregut për banesat e tyre, të cilat pritet të prishen në kuadër të zgjerimit dhe rehabilitimit të plotë të Unazës së re.

Ata paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen derisa të plotësohen plotësisht kërkesat.

Ndërkohë, nisma Thurje ka publikuar në rrjetet sociale foto si edhe një video, bashkangjitur se cilës shkruan ?Mësime nga Franca!
Policia vendosi të mos luftojë më me qytetarët të cilët kërkojnë të dëgjohen nga qeveria e tyre.?





Lajmet e fundit nga