web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nxori këmbët në një festival, aktorja akuzohet për sjellje të turpshme në publik

2 Dhjetor 2018, 20:45, Aktualitet CNA

Një aktore egjiptiane është akuzuar për sjellje të turpshme në publik dhe mund të përballet me burg pasi u shfaq në tapetin e kuq me një fustan që i ekspozonte këmbët.

Rania Youssef mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së një festivali filmi në Kajro të enjten dhe u shfaq me një fustan të zi. Fustani që e futi në telashe kishte një rrjetë në pjesën e poshtme që i ekspozonte këmbët.

Aktorja 30-vjeçare, do të dalë në gjyq më 12 janar dhe rrezikon të përballet me 5 vite burg nëse dënohet.

Egjipti, me një popullsi prej 100 milionë banorësh, është një vend konservator me shumicë myslimane.





20:57 Aktualitet

URIME XHODË

Ka nje vershim komentesh, urimesh, vleresimesh e zhvleresime...

Lajmet e fundit nga