Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Është vetëm 25 vjeçe dhe njihet si miliarderja e showbiz-it shqiptar. Me transformimin e saj të jashtëzakonshëm ndër vite, ajo e nisi karrierën si Miss, me kurorën e fituar në ?Miss Kosova 2010? për të depërtuar më pas në botën e muzikës e të modës.
Por edhe pse nuk është shumë aktive me këngët që publikon apo koncertet që jep, ajo bën përshtypje me jetën luksoze që reklamon në rrjetet sociale, duke u renditur ndër blogeret më të famshme në botë.
Së fundi, vajza nga Kosova është vendosur në Stamboll të Turqisë, pasi ka marrë ofertat e para për të luajtur në serialet e famshëm turke, ku dihet që i paguajnë shumë aktorët. Pasi ka bërë një ndërhyrje në hundë, ajo ka ?festuar? pamjen e re me një set të ri fotografik, ku pozon topless.
Ndërkohë, të gjithë kanë mbetur te pyetja pa përgjigje, se si e bëri kaq shpejt gjithë këtë pasuri Morena Taraku, me shtëpi, makina, veshje e pushime luksoze?
Mediat e Kosovës kanë analizuar të ardhurat që mund të fitojë Morena nga muzika dhe ato që shpenzon për udhëtime e stilin e jetës që bën dhe nuk gjejnë dot përputhje. Kjo, për faktin se shumica e këngëtareve fitojnë shumë nga profesioni i tyre, mirëpo asnjëra nga to nuk ka arritur që të spikasë në çdo dalje si Morena Taraku.
ÇFARË FSHIHET PAS SHTËPIVE, MAKINAVE, VESHJEVE E PUSHIMEVE TË LUKSIT
Ajo është një nga femrat më të pasura të showbiz-it shqiptar, po si ia doli? Dihet, se një nga bizneset që ajo ka pasur me emrin e saj ishte një butik në Prishtinë, që tashmë është i mbyllur, pasi çmimet e veshjeve ishin shumë të shtrenjta dhe nuk kishte shitje.
Sipas disa prej mediave të Kosovës, padyshim që dikush fshihet pas këtij standardi jetese të lartë të Tarakut. Analiza nis e bëhet nga videoklipet e saj. Që prej vitit 2014, ajo solli 5 projekte, ku ndër të parat ishin kënga ?Off? dhe ?My Love?, të cilat arritën rreth 500 mijë klikime në ?YouTube?, sipas ?GazetaBlic?. ?Lule? dhe ?Amore?? me 3.8 milionë klikime gjithsej dhe si më e suksesshmja ishte bashkëpunimi me Stresin në këngën ?Ki me bo?, me gjithsej 7.5 milionë klikime; ?Inat? me 3.3 milionë klikime; dhe me vetëm 1 milion klikime e fundit këngë, ?Shlif?.
Por ajo rrallëherë organizon koncerte ose ftohet për to, brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo, kjo nuk duket se paraqet problem për Tarakun, pasi luksi nuk i mungon. Mes këngëtarëve janë shpërndarë thashetheme të ndryshme në lidhje me pasurimin e shpejtë të saj. Për të mos thënë troç të vërtetën, shumë prej tyre janë shprehur me ironi se ?Morena i ka bërë paratë duke shitur libra në Amazon?.
Ndërsa vetë Morena ka deklaruar se i ka arritur gjithë këto të mira materiale me shumë punë, pa folur me detaje. E galerinë e luksit të saj mund ta shihni të gjithin në ?Instagram?. Duke filluar me shtëpinë miliona euro, makinën luksoze ?Porche Panamera?, që kap vlerën e rreth 65 mijë eurove, e deri te garderoba e saj, që përfshin markat si ?Louis Vuitton?, ?Fendi?, ?Chanel?, ?Roberto Cavalli?, ?Gucci?, ?Prada?, prej të cilave vetëm një çantë dore arrin vlerën deri në 4 mijë euro.
Përpos këtyre, nuk i mungojnë as pushimet ekstravangante në vendet më ekzotike të botës. Ndërkohë, së fundi, ajo u komentua për historinë e dashurisë që përfundoi me ndarje me miliarderin nga Irani, Sasha Sobhani. Pak pas ndarjes, Morena publikoi në ?Instastory? një shkrim ku thuhej: ?Kur e kupton se i dashuri yt është homoseksual?, duke hapur kështu një luftë të gjatë mes tyre në rrjetet sociale. Ai për t?u hakmarrë tentoi të krijonte lidhje me mikeshën e saj më të ngushtë, Fjolla Morinën.Burimi:Panorama







Duket se tashmë i ka ardhur më të vërtetë fundi dhe pas më s...
Do të ishte puntata e parë e spektaklit “Dance With Me” me 1...
Këngëtarja Bleona Qereti ka të njëjtën dilemë që kemi të gji...
Ndoshta ju ka ndodhur që në shumicën e rasteve të përtoni të...
Konkurimi në edicionin e 20-të festivalit të muzikës moderne...
Shqipëria festoi më 28 nëntor Ditën e Pavarësisë dhe të shum...
Nicole Murphy sigurisht e di se si të jetë në qendër të vëme...
Aktori i njohur shqiptar, Marko Caka është bërë pjesë e kast...
Moderatori Kelvi Kadilli mendon se emisioni grek “Gia Tin Pa...
Deputetja kosovare Duda Bajle pushtoi titujt e mediave pak d...
Me 27 gusht, Adelina Tahiri mbajti për herë të parë në krahë...
Lakra është një nga perimet e preferuara të stinës së dimrit...
Siç ndodh zakonisht, këtë muaj do t’i kushtojmë më tepër rën...
Fundi i marrëdhenies me dikë, nuk është aspak e thjeshtë edh...
Mund të jetë shpesh e vështirë që të dish se çfarë të veshës...
Pasi zbulova interesin e tij në lidhje me të brendshmet seks...
Trajtimet kundër kancerit mund të funksionojnë, por të njëj...
Një nuse paraplegjike ka ecur drejt altarit tre vite pas nj...
Deklarata e djeshme e kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë taki...
Për ato që bëjnë dush natën, ka një pyetje të përhershme rre...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...