web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mirupafshim Faton Shoshi! Era Istrefi, në krahët e këngëtarit britanik?

26 Nëntor 2018, 10:40, Lifestyle CNA

Era Istrefi është zhvendosur për pak kohë në Londër, si pasojë e projekteve të reja në muzikë! Mirëpo, fansat e saj besnikë rrëfejnë ekskluzivisht për ?iconstyle.al? se një tjetër arsye mund të jetë edhe historia e saj më e re e dashurisë.

Mesa duket, djali fatlum që i ka fituar zemrën talentit shqiptar është këngëtari britanik, Julian Perreta. Ata janë parë së bashku disa herë shumë pranë njëri ?tjetrit, madje në një nga videot e publikuar nga vetë Perreta, 29-vjeçari e përshkruan Erën si princeshën e saj.

Ndërsa ende nuk ka pasur një konfirmim zyrtar se janë në një lidhje dashurie, nuk duket krejt e pamundur pasi të dy janë beqar. Era Istrefi hodhi pas krahëve historinë e dashurisë me ish-menaxherin e saj Faton Shoshi, ndërsa Perreta i ka dhënë fund lidhjes me supermodelen Barbara Palvin!

Ata janë pjesë e së njëjtës shtëpi diskografike ?Universal Music Group?, që ka marrë përsipër karrierën muzikore të dy yjeve! Më herët, Perreta është shprehur shumë krenar për Istrefin, gjatë performancës së saj në finalen e Kupës së Botës, në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam!

Epo, ç?të themi tjetër, shpresojmë që të jenë sa më të lumtur dhe ta konfirmojnë historinë e dashurisë sa më parë!





Lajmet e fundit nga