web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Na paska gënjyer për gjëmen që i shkaktoi Tiranës/ Ish-ministri “masakron” Ramën

24 Nëntor 2018, 08:19, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e djeshme, gazetari dhe moderatori i emisionit ?Të paekspozuarit?, Ylli Rakipi  tha se gjatë kohës që Rama ishte kryebashkiak, Bashkia e Tiranës hapi portën e Digës së Liqenit dhe u përmbyt Tirana, fakt që sipas tij e fshehu në atë kohë.

Por, pas kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë ?Rama 1?, aktualisht kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Vasili, në një postim në rrjetet sociale, sulmon ashpër Ramën duke e quajtur ?llum?, ndërsa shton se ky i fundit ka gënjyer për Digën.

Sipas Vasilit, pas deklaratës së Rakipit, e vërteta doli më në fund në shesh.

?Na paska genjyer per Digen, ç?legen kryeminister!!!!!!
Asnje nuk e ka harruar dhe as do te harroje se me cfare gjëme u perball Tirana nga hapja e Diges se Liqenit Artificial.
Te tille drame Tirana s?kishte pare kurre.

Shkaktari i vetem ishte Bashkia, qe drejtonte atehere ky shkollepaku, qe eshte sot kryeministet dhe lukunia e idiotëve dhe idioteve, qe e rrethonin dhe e rrethojne edhe sot e kesaj dite. E verteta doli me ne fund ne shesh.
Faleminderit Ylli Rakipi qe e bere kete te vertete te rende dhe te pakundershtueshme prone te te gjithe shqiptareve.
Ky legen kryeminister qan e lan rrugeve si llaxore, se gjoja genjejne mediat kundra tij prandaj gjoja edhe i shan,edhe i quan kazan.
Edhe kush i shan mediat?? ky llumi.
Ja e verteta e Diges se Liqenit,qe ky mashtrues ja fshehu qytetareve te Tiranes per 20 vjet doli ne shesh.?-shkruan Vasili.

Më tej, Vasili thekson se pas kësaj nuk do ta besojë më njëri këtë kryeministër. ?Pas kesaj te vertete qytetaret e Tiranes jane dy here te ofenduar dhe te zemeruar,sepse edhe gjaku e djersa ju permbyt atehere, por edhe ky genjeshtar edhe i mashtroi e i talli poshtersisht.
Eshte ky mashtruesi me i madh dhe pa te dyte qe ka pare ky vend.
Pas kesaj nuk besoj se gjendet më ne Shqiperi ndonje i marrë qe ta besoje akoma kete genjeshtar ordiner qofte edhe per nje fjale te vetme.?-shkruan deputeti Vasili./ CNA.al





Lajmet e fundit nga