web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fotoja që po thyen mijëra zemra/ Babai i mban dorën foshnjes 4-muajshe që ndërroi jetë nga uria

21 Nëntor 2018, 11:55, Aktualitet CNA

Lufta që vazhdon prej 3 vitesh tashmë në Jemen ka shkaktuar viktima mijëra fëmijë.

Fotoja e trishtë e një vajze 4-muajshe dhe babait të saj ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka kthyer mijëra zemra.

Saleh Hassan al-Faqeh mbajti dorën e vogëlushes së tij që mori frymën e fundit më 15 nëntor në një spital në Jemen.

Vajza 4-muajshe vdiq nga kequshqyerja në spitalin al-Sabeen në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa.

Ajo mbërriti javën e kaluar në spital nga provinca Saasa, një nga mijëra fëmijë jemenas që vuajnë nga uria në një vend që ndodhet në luftë prej tre vitesh.

Trupi i saj gjendej në të njëjtin pavion me atë të një djali të vogël, Mohammed Hashem, që vdiq nga uria e rëndë në të njëjtën ditë.

Vdekja e tyre u dëshmua nga një fotograf i Reuters.

Ndërsa mjekët konfirmuan se fëmijët vdiqën nga kequshqyerja.





Lajmet e fundit nga