web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arratisja e Nikolla Gruevskit/ Artan Hoxha zbulon detaje të reja

20 Nëntor 2018, 21:58, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski drejt Hungarisë.

Hoxha në një intervistë në studion e emisionit ?Top Show? në Top Channel ka thënë se Gruevski ka kaluar në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë dhe kjo përbën vepër penale.

?Gruevski ka kaluar në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë dhe kjo përbën vepër penale. Ai ka qenë mbret, për gjithë ato vite në Maqedoni. Për t?u arratisur ka përdorur lidhjet e tij të forta, që ka me politikanët?, – ka deklaruar gazetari.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, gazetari Artan Hoxha është shprehur se në autoritet shqiptare janë duke parë filmimet për të zbuluar më shumë detaje rreth arratisjes së Nikolla Gruevskit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga