web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përdori autizmin për sulm politik/ Kërkohet dorëheqja e Alket Hysenit

19 Nëntor 2018, 20:27, Aktualitet CNA

Kryetarja e shoqatës ?Down Sindrome Albania?, Emanuela Pepkola i ka kërkuar deputetit socialist, Alket Hyseni të japë dorëheqjen, pas deklaratës ku sulmonte Berishën ?i rrjedhur dhe plak autik?.

Pepkola është shprehur se ajo do të kërkojë çdo ditë që Hyseini të japë dorëheqjen dhe të mos jetë më përfaqësues i popullit shqiptar, e i paguar me taksat tona.

?Nga ky moment e deri sa te behet realitet une do te bej te pamunduren qe ky deputet te jape doreheqjen e te mos jete me perfaqesues i popullit shqiptar dhe i paguar me taksat tona.

Te mos guxoje me politikan te perdore gjendjet e femijeve tane per fyerje?.

Kryetarja e shoqatës i ka bërë thirrje Komisonerit dhe Diskrimininmin të reagojë, kundër kësaj fyerje të hapur.

?Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi REAGO!

Vasilika Hysi te lutem reago ne cilesine e zv/kryetares se Kuvendit

European Union in Albania please react!

Sot mua e Zela Koka na doli rryli ne seance degjimore te komisionit per arsimin, per nje buxhet qe siguron mundesi te barabarta per arsim cilesor te femijeve tane.

Pas nje dite te tille, ne vend qe te jesh e qete e te fokusohesh ke femjet e tu, te duhet te merresh me politikane cnjerezore qe hane buke nga taksat e tua dhe qe te shumezojne te gjithe punen me zero?, shkrun Pepkola në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga