web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do të vijmë në shtëpi, ti do vdesësh”/ Protestuesit e Unazës kërcënojnë me kanun Veliajn

13 Nëntor 2018, 21:57, Aktualitet CNA

Pasditen e sotme banorët e Astirit kanë protestuar sërish, pas deklaratës së kryebashkiakut Veliaj, i cili deklaroi se projektin e Unazës së Madhe nuk mund ta ndalin shpellarët.

Banorët kanë djegur koshat e plehrave, gomat në mes të rrugës, flamurin e Rilindjes, por nuk i kanë kursyer edhe kërcënimet ndaj Veliajt.

?Ta dish mirë këtë Erion Veliaj, do të vijmë te shtëpia jote, mbaje mend mirë këtë fjalë, se e ke fjalën me kanun.

E di shumë mirë ti në qoftë se i prek shtëpitë tona se çfarë do të gjejë, do jesh në gjak me të gjithë Erion Veliaj, do vdesësh këtu bashkë me ne, të jesh i sigurt për këtë?, ka deklaruar me tone kërcënuese një protestues.

Në protestën e organizuar  kanë marrë pjesë edhe deputetët e PD, Klevis Balliu, Gent Strazimiri, Albana Vokshi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga