web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Të kam një nuse borxh!” Sebepi që u njoh Bes Kallaku me Xhensila Myrtezajn ishte ky politikan shqiptar

12 Nëntor 2018, 10:10, Lifestyle CNA

Të gjithë e dimë historinë e njohjes dhe nisjes së dashurisë mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, që nisi te zona e ?Zogut të Zi?.

Por ndoshta nuk e dini që dashuria e tyre nisi falë një politikani shqiptar. I ftuar në ?BE Caffee? gjatë emisionit ?E diela shqiptare?, ishte pikërisht Nard Ndok, ku veç politikës u fol edhe për jetën e tij private.

Por një nga momentet më interesante ishte kur aktori i humorit, Bes Kallaku, tregoi sesi ai bëri të mundur njohjen e tij me Xhensilën.

?Sebepi që sot unë jam i martuar dhe kam familjen time është Nard Ndoka. Ai më nxori nga shtëpia atë ditë kur takova Xhensilën për herë të parë. Më mori në telefon dhe më tha: ?Kam një rrugë për në Vlorë, do vish??. Unë i thash ?po? dhe kur zbrita te Zogu i Zi, takova Xhensilën?, tregoi Besi.

Duke e vazhduar me humor bisedën, Bes Kallaku i bëri një premtim politikanit nëse do të martohet sërish.

?Të kam një nuse borxh. Kur të martohesh për herë të dytë, nusen do ta gjej unë?, u shpreh aktori.





Lajmet e fundit nga