web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mos dekretimi i Lleshit/ Spartak Braho sulmon Metën

10 Nëntor 2018, 12:32, Aktualitet CNA

Dy vite më parë ishin pjesë e së njëjtës forcë politike, ndërsa sot Spartak Braho dhe Ilir Meta ndajnë qëndrime krejt të kundërta sa i përket debatit kushtetues, nëse Presidenti i Republikës ka të drejtë të kthejë një propozim për ministër të kryeministrit ose jo.

Në një reagim për ?Gazetën Shqiptare?, deputeti socialist, Spartak Braho e quan të padrejtë refuzimin që Presidenti Ilir Meta i bëri emrit të Sandër Lleshit, për drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Sipas tij, akti i dekretimit nuk është çështje bindjesh, por kërkesa dhe referenca kushtetuese, të cilat sipas tij, mungonin në rastin në fjalë. Ai thekson se me këtë argument, kreu i shtetit mund të refuzojë nesër edhe propozimin e mazhorancës qeverisëse për emërimin e kryeministrit.

?Me këtë logjikë, presidenti mund të kthejë mbrapsht tërë kabinetin qeveritar, gjë që s?është normale. Nuk ka asnjë pretendim nga presidenti që Sandër Lleshi nuk plotëson kriteret, nuk ka shprehur as mendime që lidhen me aftësitë profesionale, morale dhe politike të tij?, shprehet Braho.





Lajmet e fundit nga