web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kanosën me armë biznesmenin/ Arrestohet 27-vjeçari, në kërkim i vëllai

7 Nëntor 2018, 14:12, Aktualitet CNA

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë kanosur me armë zjarri pronarin e një lokali.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi  Alban Uka, 27 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij A. Uka.

Sipas burimeve policore 27-vjeçari në bashkëpunim me vëllain e tij me iniciale A. Uka, i cili është ende në kërkim, janë futur të maskuar dhe të armatosur në lokalin e shtetasit E.Ç, 25 vjeç, dhe gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik disa herë në ajër dhe më pas kanë goditur E.Ç me qytën e pistoletës.

Po ashtu, mësohet se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale si: ?Kanosje për vrasje?, ?Mbajtje pa leje të armëve luftarake?, ?Prishje e qetësisë publike?, ?Shkatërrim i pronës? dhe ?Plagosje e lehtë me dashje?.

Ndërkohë, materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshm.





Lajmet e fundit nga