web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjela i përvishet Ramës/ Po fundos vendin në varfëri ekstreme

31 Tetor 2018, 10:59, Aktualitet CNA

Pas protestave të qytetarëve kuksianë, ditën e djeshme në Kukës, ka reaguar avokati Spartak Ngjela.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela ka përshëndetur veprimin e qytetarëve, ndërsa ka theksuar se ata kanë pasur totalisht të drejtë në veprimet e tyre, pasi kryeministri Rama po e fundos vendin në humnerën e varfërisë ekstreme.

Ngjela ngre dyshime nëse të gjitha qytetet që Rama do të vizitojë do të reagojnë në të njëjtën mënyrë ose jo.

Postimi i plotë:

Bravo Kuksi.
Kuksianët e dëbuan dje Edi Ramën nga Kuksi. Dhe kanë të drejtë.
I treguan vendin një kryeministri që po fundos vendin në humnerën e varfërisë ekstreme.
Po a do veprojnë kështu të gjitha qytetet që janë në zinë e varfërisë ekstreme sot në Shqipëri?/ CNA.al





Lajmet e fundit nga