web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidatët qesharakë të Rilindjes për KQZ/ Gafa dhe skandale në prezantim

30 Tetor 2018, 15:29, Aktualitet CNA

Sot në Komisionin e Ligjeve u zhvillua seanca dëgjimore për dy kandidatët e PS, si përfaqësues të kësaj force politike në KQZ. Përtej prezantimit të kandidatëve ka pasur dhe gafa, të cilat i kanë bërë qesharakë kandidatët socialiste.

Kandidati Bledar Skënderi ka thënë se ligji edhe mund te shkelet kur bëhet për të mirën e punës dhe nuk sjell pasoja negative. Pra Skënderi është gati ta shkelë ligjin për të mirën e partisë ose kur asaj ja lyp nevoja.

Një pyetje nga Bashkim Fino, Skënderi ju përgjigj duke i thënë ?ju keni qënë në lista dhe kështu që jeni subjekt zgjedhor?… Fino u përgjigj, ?unë jam senator jo subjekt zgjedhor?. Në fakt kandidati i Rilindjes sërish gaboi përballë Finos sepse sipas ligjit, Subjekti Zgjedhor janë partitë e jo kandidatët.

Më tej me gafa dhe qëndrime qesharake ishte edhe kandidatja tjetër Rezarta Bitri, ajo u shpreh “çdo jurist e ka ëndërr të punojë në një organ kushtetues siç është KQZ”.

Bitri në fakt duhet të mësojë se ka ngatëruar institucionin ku kandidadon, sepse do i duhet të kandidoje për Bankën e Shqipërisë ose Kontrrollin e Lartë të Shtëtit, se KQZ nuk është organ kushtetues. /CNA.al





Lajmet e fundit nga