web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëfimi rrëqethës i regjisorit/ Më arrestuan në Greqi, se këndova labçe

29 Tetor 2018, 21:20, Aktualitet CNA

Regjisori Laert Vasili ka treguar se është arrestuar nga policia greke teksa festonte ditëlindjen në Greqi.

Në një intervistë emisionin e Artur Zhejit, ai tha se në Athinë nuk mund të imagjinohet të dëgjosh muzikë shqipe, kurse në Tiranë e dëgjon gjithë andej muzikën greke.

?Dil ku të duash në kafenetë e Tiranës do të dëgjosh gjithandej muzikë greke. Provo në një kafe të Athinës të vësh muzikë shqiptare. Në një ditëlindje time me nja katër vlonjatë, që jam rritur me ta, filluam të këndojmë labçe, erdhi policia dhe na arrestoi?- tha ai.

Ndër të tjera Vasili tha se kur ministrja e Jashtme Dora Bakojani deklaroi në Parlamentin Evropian se jemi 100% të pastër, Parlamenti Evropian qeshi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga