web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Muç Nano ia thotë në sy Kryemadhit/ Nuk më pëlqen një gjë tek ti

26 Tetor 2018, 18:33, Aktualitet CNA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ?Provokacia? të Mustafa Nanos në abc news, ka folur për marrdhënien politike me Ilir Metën.

Por teksa ajo ka theksuar si çdo herë tjetër se në shtëpinë e saj nuk flitet për politikë dhe ata nuk ndikojnë në vendimet e njeri-tjetrit, Muç Nano nuk ka nguruar të shprehë një pakënaqësi ndaj saj.

Nano: Nuk më pëlqen se jeni përpjekur që të krijoni idenë se keni një lloj distance me Ilir Metën.

Kryemadhi: Ka një problem, unë nuk dal të gjykoj Metën në marrdhënien e tij me familjen, por sa i përket angazhimit të tij dhe timit në politikë. Këtu nuk përzihemi ne. Sepse në një ambient dashje pa dashje i kam krijuar ndonjëherë probleme apo dhe anasjelltas./ CNA.al





Lajmet e fundit nga