web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA i refuzoi vizën/ Vangjush Dako tregon si qëndron e vërteta

25 Tetor 2018, 20:10, Aktualitet CNA

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i pyetur nga gazetari Robert Rakiplari ka pranuar se për 6 muaj i është refuzuar viza për në SHBA, për arsyen e mosplotësimit të dokumenteve.

Dako tregoi se ka shkuar bashkë me vajzën e tij në Ambasadën Amerikane për të aplikuar për vizë.

?Vajta në ambasadë për të aplikuar për vizë. Më pas më pyetën sa shtëpi ke? I thash 2. Sa makina ke? I thash kam 3.

Më thanë kthehu mbrapsh do marrësh përgjigje pas disa ditësh. Kur vajta pas disa ditësh më thanë që për 6 muaj viza juaj është refuzuar dhe nuk mund të hyni në SHBA.  Tani pas 6 muajve unë nuk kam shkuar të interesohem dhe përderisa nulk di gjë nuk mund të them që më është refuzuar viza?,- sqaroi Dako./ CNA.al





Lajmet e fundit nga