web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trondit historiania për financimet greke/ Tregon se çdo ndodh nëse politikanët shqiptarë flasin

23 Tetor 2018, 16:31, Aktualitet CNA

Historiania Helena Kocaqi është shprehur se politika greke di shumë dhe nëse aktorët politikë shqiptarë flasin mbi financimet greke, kanë frikë se mos vënë veten në objekt sulmi të grekëve sepse ata u dinë çdo të palarë.

Këtë gjë Kocaqi e ka thënë gjatë një interviste në emisionin ?Top Talk? në Top Channel.

?Financimi është sekret, emrat njihen nga Ministria e Jashtme greke dhe janë me kode. Ka kode të ndryshme për pagesa banesash e deri te telefoni. Buxheti votohej në Parlament dhe votohej pa pyetur si dhe për kë. Thjesht thuhej është për shtetin. Skandali doli si rezultat i konfliktit brenda qeverisë greke?, shpjegoi Kocaqi, e cila shtoi se edhe më e pajustifikueshme është heshtja e opozitës dhe Presidentit?, – tha ajo.

Më tej historiania deklaroi se e mirëkupton qeverinë sepse ka pasur negociata me grekët, por heshtja e opozitës dhe Presidentit është e pajustifikueshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga