web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“The Simpsons” na habisin sërish, parashikuan legalizimin e kanabisit në Kanada 13 vite më parë

21 Tetor 2018, 10:40, Aktualitet CNA

Mesa duket edhe një herë tjetër, ?The Simpsons? kanë qenë disa vite përpara në kohë. Kësaj radhe, rezulton që komedia e animuar ka parashikuar legalizimin e kanabisit në Kanada, 13 vite më parë.

Duke filluar nga 17 tetori, është krejtësisht e ligjshme që të konsumohet marihuanë rekreative në Kanada.

Në vitin 2005, në episodin e quajtur ?Midnight Rx?, të filmuar gjatë sezonit të 16 të show-t të njohur, Zoti Burns fillon një biznes marketesh zinxhir të cilit përgatisnin barna me recetë të përballueshme në Springfield, Illinois.

Homeri dhe gjyshi Simpson fillojnë kontrabandën e barnave më të lira nga Manitoba, Kanada, dhe zbulojnë se janë lavdëruar si heronj.

Ndërsa në Kanada, Ned takohet me versionin e tij kanadez ? me kaçurrela afrikane ? por atij i pëlqen menjëherë pasi homologu i tij përpiqet t?i japë atij një ?reeferino?. Reeferino si duket është një lloj bari.

“Është e ligjshme këtu”, i tregon Ned-i kanadez homologu i tij amerikan.

The Simpsons ka parashikuar ngjarje të tjera historike më parë, më së shumti rritjen eventuale të Trump-it si president.

Seriali i animuar ka parashikuar presidencën e Trump-it në një episod surreal ku Bartit i është dhënë një dritare në të ardhmen. Në të ardhmen, ai gjeti një vend të gjunjëzuar  nga keq-menaxhimi financiar dhe një valë krimi që u soll në vend nga Donald-i.





Lajmet e fundit nga