web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meri bën paralajmërimin jo të mirë/Marsi do t’ju bëjë me nerva, do t’i shkatërroni të gjitha

20 Tetor 2018, 11:10, Aktualitet CNA

Parashikimi i astrologe Merit nuk sjell gjëra të mira për asnjë prej shenjave të horoskopit, pasi sipas saj, Marsi do të shkaktojë tension, keqkuptime e nerva tek të gjithë, duke shkatërruar çdo gjë që mund të keni ndërtuar deri më tani.

Meri thotë se Mërkuri ndodhet në lidhje shumë të favorshme me Neptunin por në lidhje dis-harmonike me Marsin.

 

Ky moment kërkon qetësi diskutimet dhe ndjenjat do vijnë natyrshëm. Çdo prirje drejt egoizmit apo sedrës së lënduar do bëhet shkatërruese për ju.

Sot do kemi një marrëveshje të mirë. Nëse do arrini ta përballoni ndryshimin dhe të mos provokoni situatat do arrini në sukses në të kundërt do keni një problem të madh me punën.

Binjakët

Një udhëtim i gabuar, një bisedë e gabuar apo një lëvizje e gabuar nga nxitimi do ju kushtojë punën dhe një moment shumë të mirë në jetën tuaj.

Gaforrja

Pavarësisht se keni arritur një ekuilibër në jetën personale dhe planet në përgjithësi ju duket sikur nuk mund të begatoni në ekonomi pasi ju duhet të jepni vazhdimisht dhe kjo sot do ju bëj të ndaloni dhe të reflektoni. Mos po punoni për të tjerët dhe nuk e dini ??

Një partner xheloz në jetën personale sot mund t?ju kushtojë një pune dhe një shitblerje të mirë apo qetësinë tuaj. Do bini viktimë e xhelozisë apo antagonizmit.

Virgjëresha

Nëse ndjeheni mirë dhe euforikë në atë që keni arritur sot, do bëni mirë të mos e tregoni forcën tuaj me nerva dhe provokime, pasi mund t?ju kthehen kundër sidomos në punë e shëndet.

Peshorja

Dashuria sot do ketë ndikim të fortë tek ju dhe do kërkoni ta zotëroni personin që dëshironi me çdo kusht. Mund të bëheni agresive dhe impulsive por edhe tradhetarë nga pamundësia për të patur atë që doni.

Akrepi

Dikush kërkon t?ju prishë rehatinë familjare dhe t?ju krijojë sherre në shtëpi apo kundërshtim në vendimet që merrni. Mos debatoni sot dhe as mos kritkoni dikë që ju intereson në jetën erotike.

Shigjetari

Ka gjithmonë dy mundësi për ju sot, por merrni gjërat dhe planet me radhë në mënyrë që asnjë njeri mos t?ju prishë punë. Mund të takoni një person shumë të rëndësishëm apo të jepni një mesazh shumë të rëndësishëm.

Bricjapi

Shpenzimet do ju bëjnë shumë nervoz pasi do dalin të papritura dhe do ju prishin të gjithë organizimin e madh apo planet që kishit bërë me veten tuaj.

Ditë e rëndësishme për ju pasi do tu prishni planet dhe kështjellat shumë personave që nuk ju përfillen apo nuk ju morën sa duhet në konsideratë.

Peshqit

Ditë e bukur për art dhe për informim inteligjent. Duhet vetëm të mos jeni prezent në momente kur dikush shumë i inatosur me ju dëshiron një përballje dhe sqarim të vështirë.





Lajmet e fundit nga