web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plas te LIBRA/ Kryetari i panjohur vijon axhendën

16 Tetor 2018, 09:20, Aktualitet CNA

Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e Endri Tafanit, dikur nënkryetar i partisë LIBRA, për regjistrimin si kryetar i Organizatës Politike ?Lista e Bararabartë?.

Në deklaratën e bërë publike nga LIBRA thuhej se Tafani është munduar të marrë me mashtrim drejtimin e partisë dhe më dashakeqësi ka kërkuar moszbatimin e Statutit të Partisë.

Deklarata e plotë e LIBRA-s në rrjetet sociale:

Ditën e Premte, më 12 Tetor 2018, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi në seancë publike, mospranimin e kërkesës së nënshtetasit Endri Tafani, për regjistrimin si kryetar i Organizatës Politike ?Lista e Bararabartë? (LIBRA).

Pas shkarkimit për papërgjegjshmëri, ky individ (i cili nga 11 Maji 2018 nuk është më nënkryetar i LIBRA-s) u mundua të marrë në dorë, me mashtrim, drejtimin e LIBRA-s. Me injorancën juridike apo dhe keqdashësinë në moszbatimin dhe shkeljen e hapur të Statutit të Partisë LIBRA, jo vetëm që e ka futur veten e tij në një rrugë pa krye por, për fat të keq, ka abuzuar edhe me besimin e disa anëtarëve të Partisë.

Mbajeni mend këtë emër dhe figurë.

Ka po atë sjellje hipokrizie dhe mungese morali si edhe më parë, kur ishte nënkryetar.

Pa pikë legjitimiteti, ai shkruan dhe flet nëpër mediume në emër të LIBRA-s.

Pothuajse të gjithë anëtarët e LIBRA-s, e refuzuan thirrjen e grupit nismëtar të vetëquajtur ?Libra Restart? për në 20 Korrik 2018 dhe nuk morën pjesë në të ?ashtuquajturën mbledhje të Forumit?. Ringritja e vërtetë e LIBRA-s nuk mund të ndodhte kurrësesi në ?20 Korrik?, pa pjesëmarrjen e të gjithë LIBRA-ve kontributorë pa dallim, kudo që ndodhen.

LIBRA VAZHDON

Tiranë, më 15/10/2018

Por jo më larg se dje, kreu i LDE-së Arian Galdini, ka paralajmëruar bashkimin e LIBRA-s me LDE-në, ndërsa vet Tafanin, ai e ka konsideruar pasues të Ben Blushit.

Kryetari i panjohur për qytetarët si drejtues i LIBRA-s, por i panjohur edhe nga ligji vijon axhendën e tij, duke bërë koalicione me LDE-në./ CNA.al

LIBRA dhe LDE, nismë e re bashkë?

 





Lajmet e fundit nga