web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Historia përlotëse! Nusja bën betimin e dashurisë në varrin e të fejuarit, në ditën që duhet të martoheshin

10 Tetor 2018, 09:10, Lifestyle CNA

Një nuse e pikëlluar vendosi të veshë fustanin e bardhë dhe të vizitojë varrin e të fejuarit, ditën kur duhet të kurorëzonin në martesë dashurinë e tyre. Në fotot e dhimbshme, nusja Jessica Padgett qëndron e ulur në gjunjë, duke bërë betimet e dasmës, krahas pllakës së ftohtë të mermerit, ku prehet trupi i Kendall James Murphy.

Murphy nga Indiana, SHBA i cili ishte zjarrfikës humbi jetën tragjikisht në nëntor të vitit të kaluar pas një aksidenti me makinë, të cilën e drejtonte kolegu i tij.

Fotot të prekin menjëherë sapo i sheh! Në foto, shfaqet Jessica e veshur si nuse dhe krahas saj qëndrojnë çizmet e Kendall.

Ndërsa në foton tjetër, partneri i ndjerë i saj është në foto si një hije, duke qënë pranë së fejuarës në këtë ditë që duhet të ishte gëzim për çiftin!

?Ajo bëri që dhimbja të jetë një kujtim i ëmbël! Jessica na mësoi sesa e fortë është, të ecë sot këtu e veshur me të bardha. Ajo eci sikur kishte të gjithë universin mbi shpinë dhe kishte krahë ëngjëlli? ? shkruante fotografja, e prekur nga imazhet.

Jessica, shoqërohej nga familjarët e saj, të cilët vendosën të kishin një fjalim për të ndjerin.





Lajmet e fundit nga