web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIP-at shqiptarë që u martuan në tarracën më të famshme në Tiranë

2 Tetor 2018, 12:53, Lifestyle CNA

Moderatorja e Digitalb, Vilma Masha, u martua me partnerin e saj prej vitesh, për të cilin dimë tre gjëra: quhet Dori, ka studiuar në Romë dhe punon në bankë. Gjithashtu dimë se Vilma dhe Dori ranë dakord ta mbanin ceremoninë në tarracën më të famshme në Tiranë, në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

Vilma s?është i vetmi personazh publik që zgjodhi të kurorëzojë dashurinë në këtë tarracë dhe jemi të sigurtë që s?do të jetë as e fundit. Deri më sot, mund të numërojmë disa celebrime VIP që ndodhën në qendër të qytetit.

Rastësisht, dje u martua dhe Kristi Karnakaqe me të dashurën e tij Adën, po në tarracën e Bashkisë së Tiranës. Nëse s?ju kujtohet, Kristi mori pjesë në ?C?est la vie? krah Lindi Islamit dhe u shpall fitues. Ceremonia ishte intime dhe Kristi surprizoi me look-un, pasi s?kishte vënë kapelën karakteristike. Dhëndri performoi për të ftuarit, siç ka performuar me qindra herë më parë rrugëve të qytetit. Lindi Islami dhe e fejuara e tij, Venera Lumani, ishin patjetër të pranishëm.

Djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Namik Dokle, Bleron Dokle, u martua në tarracën e Bashkisë së Tiranës më 12 shtator. Çifti u celebrua nga Kryebashkiaku Veliaj. Nëse martohesh në tarracën e Bashkisë, ka kuptim të të martojë Kryebashkiaku.

Elona Duro, gazetarja e njohur e Top Media dhe partneri i saj, u martuan rreth një vit më parë, po në tarracën e Bashkisë, po nga Kryebashkiaku Veliaj. Pas ceremonisë së celebrimit, çifti mbajti një koktej intim, pasi dasma e vërtetë supozohet të bëhet këtë vit.

Dhe së fundi ? ndjesë për klishenë ? por jo nga rëndësia, ish-banori i Big Brother Albania, Ermal Merdani dhe partnerja e tij Anxhela Agaçi u martuan në tarracën e Bashkisë në  gusht të 2016-s.





Lajmet e fundit nga